Në Sofje, policia u përlesh sot me protestuesit nacionalistë të cilët kërkuan që qeveria bullgare të braktiste planet për ta futur vendin në eurozonë, raportoi AP.

Rreth 1,000 protestues u mblodhën para zyrës së Komisionit Evropian në Sofje dhe filluan të hedhin bojë të kuqe dhe fishekzjarre në ndërtesë, pas së cilës i vunë zjarrin derës së përparme.

Policia tha se disa protestues u arrestuan dhe disa oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve.

Protesta e organizuar nga nacionalistët pro-rusë të partisë Vazrazhdane (Rilindja) filloi sot më herët përpara selisë së Bankës Kombëtare Bullgare./euronews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu