Është arrestuar nga SPAK një tjetër anëtar i grupit Çopja në Tiranë, i cili rezulton të ketë marrë pjesë në skemën e pastrimit të parave në kryeqytet.

Petrit Lakatos është vënë në pranga nga policia dhe BKH, ndërsa biznesi luksoz që ai administronte në zonën e Baldushkut në Tiranë, është vendosur në sekuestro nga SPAK.

Gjithashtu në momentin e arrestimit Lakatos i janë sekuestruar një orë “Rolex”, varëse floriri me tre gurë të çmuar diamanti dhe 6 milion lekë të vjetra.

Bëhet fjalë për restorantin luksoz “Solis Farm”, i cili administrohet nga i arrestuari Lakatos, dhe pronare në letra në muajin Mars 2023 është bërë Dragjica Gurra.

Sipas SPAK, kjo e fundit ka blerë pasurinë kundrejt 10 milionë lekëve të vjetra nga çifti Veiz dhe Mimoza Tresa.

Gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria e Posaçme, pretendohet se ky biznes kontrollohet de fakto nga dy vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, i cili i pari qëndron në Dubai ndërsa tjetri ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Sekuestrimi i kësaj pasurie është realizuar në ditën e Shën Valentinit në 14 shkurt, ndërsa tashmë SPAK ka bërë dhe njoftimin e rastit në publik.

Godina e “Solis Farm” përbëhet nga dy kate, kati i parë nga kuzhina, restoranti, ambienti i restorantit, veranda, etj dhe kati i dytë i përbërë nga dy dhoma, sallon etj.

Në sekuestro janë vënë tavolina, karrige shërbimi, një kënd lojërash për fëmijë, një ambient ku mbahen shpendë të ndryshëm të cilat ndodheshin në oborr./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu