
Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qëndrimeve të forta të kryeministrit Rama ndaj sistemit të Drejtësisë, kreu i qeverisë duket se është angazhuar intensivisht edhe ne drejtimin e kryeqytetit.
rama mbledh bashkine sheshi skenderbejBurime të Gazetës Panorama Online konfirmuan se kryeministri Rama do të mbledhë ditën e sotme punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:30 në Sheshin Skendërbej, ku paraditen e sotme janë vënë re përgatitja e podiumit, vendosja e karrigeve dhe rrethimi me gard metalik.
pergatitjet e takimit te rames me punonjesit e bashkise (3)
Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.
pergatitjet e takimit te rames me punonjesit e bashkise (2)
Në Sheshin “Skëndërbej” pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.
PROTESTA PARA SPAK
Punonjësit e Administratës së Bashkisë kanë protestuar në mënyrë simbolike para SPAK më datë 12 shkurt. Ata kërkuan lirimin e Erion Veliajt nga paraburgimi, ndërkohë që kanë mbajtur pankarta në duar me punët publike të realizuara në Tiranës.
Një situatë që ngjalli fort reagime u krijua pasi GJKKKO vendosin lënien në fuqi të arrestimit të Veliajt, ç’ka u shoqërua me një sërë reagimesh, si bllokimin e portës dalëse të SPAK, apo ofendimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve./Panorama