
Këtë të mërkurë rreth orës 11:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi Genci Aliaj, 48-vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Dyshohet se punonjësi i burgut 313, është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48-vjeç, punonjës policie i burgjeve.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet”, thuhet në njoftim./panorama