Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë bisedimit me gazetarët, u pyet nëse do gjendet një zgjidhje për të votuar edhe ata qytetarë, që nuk disponojnë mjete identifikime të lëshuara nga shteti shqiptar.

Ai theksoi se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe miratimin e tyre të hënën në Kuvend, komisioneri shtetëror ka përfunduar çdo detyrë për të paraqitur akte normative.

“Për Komisionerin ka përfunduar çdo detyrim për të paraqitur akte normative për shqyrtimet nga Komisioni Rregullator apo dhe për të miratuar akte të karakterit normues për sa i përket votimit nga jashtë. Kjo gjithsesi nuk përjashton çfarë Komisioni rregullator, qe është organ tërësisht i pavarur nga Komisioneri shtetëror, të vlerësojë se ka nevojë për të bërë. Në lidhje me rregullat e votimit nga jashtë dhe për çdo rregull që ata mendojnë se është në kompetencën e tyre për sa i takon përgatitjes së procesit zgjedhor. Si komisioner shtetëror, nuk shoh dhe nuk lexoj asgjë në Kod, që të më detyroj çdo iniciativë si propozuese, ashtu dhe normuese nga ana e komisionerit shtetëror”, tha ai./abc

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu