Kryetari i PD, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në kuadër të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij” detyrim paraqitje”, ndërsa më pas u ndal për të folur para mbështetësve të tij dhe mediave.

Berisha u shpreh fillimisht se ka lënë në SPAK një letër në të cilën, sipas tij ka shkruar se i drejtohet kreut të prokurorisë se politika e Xhorxh Soros ka dështuar në SHBA dhe se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri.

“Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon:

Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë.

Kryedemokrati, jashtë godinës së SPAK  tha se ky  “është institucion për t’u shuar me çdo kusht”.

Berisha deklaroi se SPAK nuk mund të kontrollojë telefonat e gjykatësve specialë, duke shtuar se “ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu