Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla, rikthehet këtë fundjavë mes shqiptarëve të Italisë në turne informues mbi regjistrimin në zgjedhje.

Pasioni tjetër i tij pas politikës, futbolli, e çoi këtë të premte mes shqiptarëve që luanin një ndeshje në Milano, nga ku u drejtoi të gjithëve një thirrje që të regjistrohen me mesazhin epik se gola do të ketë patjetër.

“Nuk ka vetëm regjistrime në diasporë por ka dhe ndeshje futbolli. Kështu që nga Piazza Tirana në Milano përshëndesim të gjithë shqiptarët dhe u themi: edhe 18 ditë kanë mbetur. Regjistrohuni se golat do t’i bëjmë patjetër,” deklaroi Balla në fushën e blertë.

Të shtunë dhe të diel, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të jetë mes shqiptarëve që jetojnë në disa qytete në veri të Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu