Saalbach, Austri – Skiatorja Lara Colturi është renditur e nënta pas lëshimit të parë në Kampionatin Botëror të Skive Alpine që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë. Italo-shqiptarja garon në disiplinën e Sllallomit Gjigant dhe e mbylli provën e parë me kohën 1:12.92 (vetëm 2.48 sekonda pas vendit të parë, Brignone), paçka se është e përfshirë nga një virozë dhe në garë u fut me temperaturë.

Debutimi i saj i parë në këtë nivel të Skive ishte më shumë se i pranueshëm, duke parë edhe vështirësinë e kësaj disipline. Në garë janë 109 sportiste dhe lëshimi i parë pritet të mbarojë rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, për të vijuar më pas me lëshimin e dytë, aty ku do përcaktohet edhe renditja e përgjithshme.

Për të kuptuar vështirësinë e pistës dhe disiplinës, vlen të përmendet se pretendentet për të fituar garën, Sofia Goggia dhe Marta Bassino nuk e mbyllën lëshimin e parë.

Kujtojmë se Kampionati Botëror i Skive Alpine mbahet në Saalbach nga 4-16 shkurt dhe Shqipëria debuton me sportistët Lara Colturi dhe Denni Xhepa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu