
Kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë rozë këtë të hënë përreth 1 orë drejtuesit politikë të qarqeve.
Pas mbledhjes nuk dha asnjë koment për mediat dhe u largua drejt Shkodrës, ku do të zhvillojë një sërë inspektimesh.
Fokusi gjatë mbledhjes ka qenë sërish vota e Diasporës, duke kërkuar të punohet për rritjen e numrit të regjistrimeve deri në përfundim të afatit.
Kryeministrit iu kërkua edhe një koment për zgjedhjet në Kosovë, por refuzoi prononcimin për mediat.