Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti u shfaq para selisë së forcës së tij politike duke shpallur fitoren: qeverinë e bëjmë ne, tha ai përpara se t’ia linte fjalën partnereve të koalicionit Gërvalla(Guxo) dhe Kusari Lila (Alternativa).

“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit në përgjithësi. Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3. Do t’i vazhdojë punët…Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë kreu i LDK thotë se është i lumtur të jetë në opozitë. Ai u shfaq në një konferencë dhe mori përsipër humbjen duke thënë se do japë llogari para strukturave të partisë.

“Sipas numërimit që janë marrë nga komisionarët dhe vëzhguesit e LDK-së, LDK-ja ka marrë 158.954 vota apo 18.1 për qind, LVV-ja ka marrë 347.543 vota ose 39.8 për qind, PDK-ja ka marrë 190.363 vota apo 21.8 për qind, AAK-Nisma ka marrë 66.635 vota apo 7.6 për qind”, ka bërë të ditur ai.

Abdixhiku ka thënë se presin të kenë rreth 30-35 mijë vota nga mërgata dhe do ta çojnë rezultatin në rreth 190 mijë vota.

“Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit”, ka thënë Abdixhiku, teksa ka pasur kritika për dështimin e KQZ-së për t’i paraqitur rezultatet preliminare.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje”, ka shtuar ai.

Ndërsa PDK nuk dorëzohet duke thënë se VV nuk e ka shumicën dhe se në ditët e ardhshme do vendoset per hapat e metejshem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu