
Një trup i pajetë është gjetur brenda një shtëpie që po digjej në Gjakovë, mëngjesin e së shtunës.
Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë për ta lokalizuar zjarrin, e pas ndërhyrjes brenda shtëpisë është gjetur edhe trupi.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musa Zajmi’ në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka njoftuar Policia.