Nga Kuvendi Rinor i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje emigrantëve të diasporës të regjistrohen në vendet ku jetojnë në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

yacht hotel sarande

Rama tha se afati i fundit për regjistrimin është 4 marsi.

“Afati i fundit për tu regjistruar është 4 marsi, mos e lini për ditën e fundit, regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim votën tuaj”, tha kryeministri Rama.

Në fjalimin e Ramës nuk mungoi as ironia ndaj opozitës.

Kreu i qeverisë tha se nëse shqiptarët votojnë opozitën vota e tyre do të shkojë në një ujë me kënetë bretkosash.

Rama: Vota për të tjerët është votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë tjerët premtojnë çdo gjë sepse nuk kanë asgjë në dorë.

Ne luftuam duruam por në fund e bëmë këtë që premtuam. Ne ja ngritëm kokën Shqipërisë në Europë.

Kush na ndjek nga jashtë vendit do ta mbajë parasysh se afati i fundit për tu regjistruar është 4 marsi, mos e lini për ditën e fundit, regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim votën tuaj. Vota te tjerët është gur i hedhur në ujë në kënetën bretkosash që ka në krye në buf kënete, vota te ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit shqiptar.

Më në fund do të valëvitet flamuri më i bukur në botë në Europë. Sot shumë prej të rinjve mësojnë në shkolla që nuk krahasohet me vite më parë. Sot ka vetë meritë dhe jo mik dhe mbiemër. Prej vitesh nuk ka një ankesë të vetme për përzgjedhjen e emrave dhe hyrjen e tyre në çdo fakultete. Sot Shqipëria nuk është më vendi i analfabetizmit shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu