Një avion i American Airlines është përplasur në ajër me një helikopter Black Hawk pranë Aeroportit Kombëtar Ronald Reagan në Uashington DC, ku të dy u rrëzuan në lumin Potomac.

Avioni vinte nga Wichita, Kansas me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Në helikopter ishin tre ushtarë.

yacht hotel sarande

Nëntëmbëdhjetë trupa janë gjetur deri më tani, por përpjekjet e ekipeve të kërkimit po vazhdojnë gjatë natës në kushte “jashtëzakonisht të vështira”, thonë shërbimet e urgjencës – në ujin e akullt.

Një video tregon momentin e përplasjes ndërsa janë publikuar edhe regjistrimet nga kulla e kontrollit në momentin që udhëzon avionin për ulje dhe paralajmëron helikopterin ushtarak të bëje kujdes.

 

Shoqata e patinazhit artistik të SHBA-së konfirmon se “disa anëtarë të komunitetit të patinazhit” ishin në bordin e avionit, mes të cilëve dhe dy rusë, burrë e grua.

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se ai është informuar për “aksidentin e tmerrshëm” dhe për pikëpyetjet pse helikopteri nuk “u ngjit apo zbriti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu