Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj bëri homazhe sot pranë arkëmortit të Kryepeshkopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka shpallur 5 ditë zie kishtare për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut të saj, Imzot Anastasit.
Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.