Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton anëtarët dhe sekretarët e
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të martë projektvendimin për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Sipas këtij vendimi, partitë që do të kontribuojnë në përbërjen e KZAZ-ve për zgjedhjet e ardhshme janë:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, do të propozojë 2 anëtarë të KZAZ-ve.
Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, do të propozojë 1 anëtar.
Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, do të propozojë 2 anëtarë.
Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, do të propozojë 1 anëtar.
Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon Partia Socialiste.
Përsa i përket sekretarëve të KZAZ-ve, Partia Demokratike do të propozojë sekretarin për komisionet me numër çift, ndërsa Partia Socialiste do të propozojë sekretarin për ato me numër tek.