Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tani përfaqësues për misione të veçanta në Administratën Trump, ka reaguar ndaj deklaratës së kryekuvendarit Glauk Konjuca, i cili ka thënë se administrata Biden e ka vendosur Kosovën në “disavantazh” ndaj Serbisë.

Grenelli ka pyetur se pse Qeveria aktuale nuk është ankuar asnjëherë më parë, por ka zgjedhur ta bëjë tani.

yacht hotel sarande

“Kaluan katër vjetët e fundit duke komplimentuar Joe Bidenin dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Konjufca ka deklaruar se Administrata e Bidenit dhe e Barack Obamas e kanë vënë Kosovën në një situatë të pafavorshme. /Koha Ditore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu