Veshja e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump ishte në pamje të parë një reminishencë e personazhit Claire Underwood në House of Cards, zonja e parë në serial e më pas vetë presidente.

yacht hotel sarande
Robin Wright si Claire Underwood në House of Cards

Por si po interpretohet veshja e zonjës Trump e cila u shfaq me një qëndrim që nga anët tona do t’i shkonte për shtat shprehja: Bëmë edhe një herë nuse pa di si nusëroj.

Zonja e Parë kishte veshur një pallto, fund dhe bluzë marine nga stilisti njujorkez Adam Lippes. Ajo e kombinoi atë me një kapele me strehë të gjerë nga një stilist tjetër amerikan Eric Javits, i cili fshehu disi sytë e saj, por tërhoqi gjithë vëmendjen. Veshja ishte e gjithë Made in New York.

Kjo zgjedhje tregon mbështetjen e saj për artizanatin amerikan dhe stilistët e pavarur, duke theksuar rëndësinë e prodhimit vendas.

Kapela tërhoqi vëmendje të konsiderueshme gjatë ceremonisë, duke simbolizuar një rikthim te eleganca klasike dhe duke nxitur një rigjallërim të modës tradicionale amerikane.

 

Krahasuar me inaugurimin e parë në vitin 2017, ku ajo veshi një fustan të frymëzuar nga Jacqueline Kennedy, zgjedhja e këtij viti reflekton një qasje të re në stilin e saj, duke promovuar dizajnerë më të vegjël amerikanë dhe duke theksuar elegancën e thjeshtë.

 

Në përgjithësi, veshja e Melania Trump në këtë ceremoni përçon mesazhe të mbështetjes për industrinë e modës amerikane, rikthimit te eleganca klasike dhe promovimit të artizanatit vendas.

 

Melania dukej me stil dhe mbështetësit e saj e quanin “Dark MAGA në rrjetet sociale”.

Me të njëjtën siluetë të qartë dhe kompakte u shfaq në një kombinim bardh e zi në ballon inaugurale që mban firmën të njëjtit stilist që ia stiloi edhe veshjen e së njëjtës ballo në mandatin e parë Trump, Herve Pierre.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu