Edhe gjysmë ore pritet që të nisë sesioni i ri parlamentar. Gazetari Ergys Gjencaj raportoi për News 24 se në këtë seancë parlamentare pritet që të flasë kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, e më pas pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare.
Diskutime për miratim ligjseh do të ketë më 30 janar.
Ergys Gjencaj: Pritet që të nisë seanca e sesionit të ri parlamentar, që është sesioni i fundit e legjislaturës. Pritet që të flasë kryetarja e parlamentit dhe më pas krerët e grupeve parlamentare. Në rendin e ditës nuk ka një ligj që duhet t’i nënshtrohet diskutimit dhe votimit. Më 30 janar do të ketë diskutim për ligjet.
Një nga ligjet që do të duhet të rishikohet është Kodi Zgjedhor. Një ndryshim i rëndësishëm në Kodin e Zgjedhor ka të bëjë me numërimin e votës së diasporës. Me ndryshimet që propozohen, pjesë e votimit të votës së diasporës do jenë edhe partitë. Komisioneri ka kërkuar që të shtyhet afati i kartave të identitetit për shqiptarët e diasporës deri më 31 maj.
(Balkanweb)