Mesdita e së enjtes shënoi edhe një gur tjetër kilometrik në procesin historik të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.
Shkon në 20 mijë numri i shqiptarëve jashtë vendit që kanë aplikuar për t’u regjistruar në KQZ, ndërkohë që janë përpunuar mbi 6 mijë kërkesa, janë pranuar mbi 4 mijë dhe janë refuzuar mbi 1900.
Vihet re se vazhdon të dominojë fasha 26-35 vjeç si grupmosha me kërkesat më të shumta.
Shumica e kërkesave vijnë nga Italia, Greqia dhe Gjermania. Ndërsa me qarqe kryesojnë Tirana, Fieri dhe Korça.
Emigrantët kanë kohë deri më 4 mars për t’u regjistruar e më pas, kur aplikimi shqyrtohet dhe pranohet, u dërgohet me postë fleta e votimit.