Shtatë shqiptarë janë arrestuar të mërkurën në rajonin e Galicias, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile spanjolle.

yacht hotel sarande

Autoritetet spanjolle njoftojnë se gjatë operacionit në zonën Rego do Alcalde, u sekuestrua një gomone e fuqishme me tre motorë, si dhe një sasi e konsiderueshme kokaine, ende e papeshuar.

Po ashtu, janë gjetur edhe pako me drogë dhe materiale të tjera që lidhen me aktivitetet e trafikut të drogës.

Të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet që hetimet të zbulojnë më shumë detaje për këtë operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Sipas burimeve të njohura nga hetimi, ky është rasti i pare kur një bandë me origjinë ballkanike tenton të shkarkojë drogën direkt në bregdetin e Galicias.

Mediat lokale raportojnë se shqiptarët e arrestuar gjithashtu kanë lidhje me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023, e cila transportonte 7.500 kilogramë kokainë.

Javën e kaluar, tre shtetas belgë dhe gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vigo për lidhjen e tyre të dyshuar me një ngarkesë prej 1100 kilogramë kokainë që u gjet brenda një kontejneri që mbërriti në portin e Vigos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu