Zjarret në Los Angeles mund të “përshkallëzohen” përsëri të martën ose të mërkurën, shefi i zjarrfikësve në Pasadena tregon për BBC

Parashikohen erëra të forta – dhe shefi i zjarrfikësve në Pasadena, Chad Augustin, thotë se ata janë në një “udhëkryq” në luftën kundër flakëve

yacht hotel sarande

Ka shkuar në 24 numri i viktimave ndërsa 16 persona të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

Ndërkaq ekipet e zjarrfikësve po garojnë me kohën për të vendosur nën kontroll tre vatra të tjera të cilat janë aktive.Janë tre zjarre pyjore që po digjen ende në zonën e LA – më i madhi, zjarri Palisades, është vetëm 13% i përmbajtur. Zjarrfikësit lokalë po ndihmohen nga ekuipazhet nga 8 shtete të tjera, si dhe nga Kanadaja dhe Meksika.

Flakët i kanë kthyer lagje të tëra në gërmadha, duke rrafshuar shtëpitë e njerëzve dhe duke lënë një peisazh apokaliptik. Zyrtarët kanë konfirmuar se 12,300 struktura janë shkatërruar. Zyrtarët kanë shpallur një emergjencë të shëndetit publik për shkak të tymit të dendur toksik. Përtej atyre që humbën shtëpitë e tyre, dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas vlerësimeve paraprake humbjet financiare nga flakët përllogariten nga 250 deri në 275 miliardë dollarë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu