Një treg i rrobave të përdorura në Shkodër është përfshirë nga një zjarr masiv, pak minuta më herët.
Flakët në lagjen Qafë-Hardhi janë përhapur me shpejtësi, ndërsa shtëllungat e tymit.
Njoftimi i policise
Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.