Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar sugjerimet e gjyqtares paraprake, Flojera Davidhi, për të ndryshuar akuzën ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt.
Prokuroria e posacme ka pranuar kërkesën e gjykatës se posacme duke i atribuar veprën penale vjedhje në bashkëpunim në kuadër të grupit kriminal për Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj.
Tashme avokatët kanë 10 ditë kohë për të kundërshtuar akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, duke bashkëpunuar si grup i strukturuar kriminal.
Me datën 9 janar është senaca e radhës ku avokatët e tre personave do të bëjnë mbrojtjen.
SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre.
Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.
Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.
Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Elton Martini, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”./panorama