Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe shefi politik i PS për diasporën ndodhet në Firenze për takimin e radhës me emigrantë shqiptarë, të cilët do të informohen për mënyrën e votimit në zgjedhjet e 11 majit.

 

yacht hotel sarande

“Përshëndetje ndalesa e parë në Toskanë nuk mund të ishte asgjëkundi tjetër përveçse te djali më i mirë i Podujevës edhe i Kosovës. Edhe sigurisht që është një krenari e madhe për ne që ia kemi besuar mbrojtjen një kosovari dhe siç e kanë zakon, kosovarët “nuk len gjo me kalu”” shprehjet Balla në videon me futbollistin Ardian Ismajli, i cili i dhuron edhe fanelën e tij të ekipit të Empolit.

“Pas pak më vonë do jemi në takime dhe me shumë shumë, shumë vëllezër e motra të tjerë shqiptarë. Por e vërteta është Ismajli po shkëlqen çdo ditë e më shumë duke bërë sukses në serie A si një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A dhe tani ka hyrë në syrin edhe në vëzhgimin e klubeve më të mëdha të Italisë” tha Balla gjatë takimit me lojtarin kuqezi në Itali.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu