Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla po angazhohet në emër të shtetit shqiptar në ndihmë të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila jetonte e pastrehë dhe pa dokumente në një stacion në New York.
Biznesmeni shqiptar në New York, Elton Ilirjani i cili e ndihmoi i pari yllin e njohur të skenës muzikore të viteve ’80-’90 dhe e lidhi me djalin e saj Luke Nolfe, falënderoi publikisht ministrin Balla.
“Më lejoni të falënderoj ministrin Balla, i cili më ka kontaktuar vetë, nuk merrem me politikë por dua ta them. Më ka bërë të mos ndjehem vetëm” tha Ilirjani në një lidhje direkte televizive nga New York për Televizionin Top Channel.
Këngëtarja, me të cilën familjarët në Shqipëri kishin humbur lidhjet u gjet pasi dha intervistë në një qendër sociale në New York ka marrë mbështetjen e mijëra shqiptarëve në mbarë botën, të cilët janë solidarizuar për ta ndihmuar në çdo lloj mënyre.