Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Talant Balla priti sportistin Ermal Hadribeaj i cili rikonfirmoi titullin kampion WBC International gjatë fundjavës në Hamburg të Gjermanisë.
Boksieri profesionist shqiptaro-amerikan ishte në zyrën e ministrit bashkë me titujt e fituar.
Interesit të ministrit se si reagojnë amerikanët kur ai garon me flamurin kombëtar, Hadribeaj iu përgjigj se janë shumë të kënaqur që prezanton vendin e tij. Pas kësaj fitoreje, boksieri do të duhet të luajë 1 ose 2 ndeshje në kërkim të titullit kampion bote.
“Jam shumë mirënjohës që erdhe me këto 3 tituj dhe dhe mezi pres te jem aty pranë teje në përballjen e radhës” i tha Balla Hadribeajt, duke i dhuruar edhe një album me foto nga Shqipëria.
Ndërsa boksieri i dhuroi ministrit një t-shirt me nofkën e tij në sport: The albanian sniper (qitësi shqiptar)

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu