Të ardhurat nga emigrantet vijojnë të kenë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat dytësore u vlerësuan në 331 milionë Euro përgjatë periudhës Korrik-Shtator të këtij viti.

Nga kjo rreth 79% e këtyre të ardhurave përfaqësohet nga remitancat ose të ardhurat nga emigrantët.

yacht hotel sarande

Më konkretisht prurjet valutore të emigrantëve shënuan rreth 262 milionë Euro përgjatë 3-mujorit të tretë të 2024 ose rritje vjetore me 13%.

Sipas raporteve të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës së këtyre dërgesave është vërejtur zgjerim jo vetëm në volumin e tyre përmes kanaleve formale, pra sistemit bankar, por edhe prurjeve në cash.

Ndërsa nëse i referohemi shifrave zyrtare, për periudhën Janar-Shtator të këtij viti, të ardhurat nga emigrantët arritën nivelin e 772 milionë Eurove, kundrejt 677 milionë Eurove që rezultuan në 9-mujorin e 2023.

Banka e Shqipërisë evidenton se edhe të ardhurat neto faktoriale nga puna, të cilat kryesojnë flukset hyrëse të të ardhurave parësore rezultuan me një fluks neto pozitiv prej 180 milionë Eurosh ose 14% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Rritja i dedikohet në masën më të madhe rritjes së numrit të punonjësve sezonalë dhe kufitarë jashtë vendit sipas të dhënave zyrtare./Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu