Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj kanë shkëmbyer akuza teksa janë përfshirë në një përplasje në rrjetet sociale. Braçe ka shpërthyer ndaj Lapajt, pas disa akuzave të këtij të fundit, për aktivistët socialistë në Divjakë.

yacht hotel sarande

Braçe e cilësoi Lapajn si “fashist i vogël i Sali Berishës”, teksa shfaqi një video të Lapajt, ku ky i fundit akuzonte Fatjon Lenën si zv.ministër që është përfshirë veprimtari antiligjore të votës së diasporës.

Deputeti i PS theksoi se Lena nuk është dhe nuk ka qenë zv/ministër por thjesht një socialist punëtor dhe që s’ka lidhje me administratën, ndërsa akuzoi Lapajn që të “ndalojë shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që nuk i kanë borxh”.

“Më dëgjo mua tani ti fashist i vogël i Salih Berishës: Fatjon Lena nuk është zëvendësministër. Nuk ka qenë kurrë zëvendsminister e as do që të jetë! Lista e zëvendësministrave është publike, është në faqe të qeverisë, faqe të çdo ministrie; Ti gënjen. Fatjon Lena është 34 vjeç dhe nuk ka firmosur kurrë në një border shteti – administratë, në nivel qendror e vendor.

Është ndër shumë socialistë të drejtë e të ndershëm që nuk kanë përfituar “punë shteti” nga pushtetet e Partisë Socialiste! Borderote e shtetit janë publike, por nuk presin t’i verifikosh ti, përkundrazi janë aty për të dëshmuar që ti je një gënjeshtar që as skuqesh e as zverdhesh kur gënjen çdo ditë. Fatjon Lena është socialist, punëtor partie, vullnetar dhe bën një super punë çdo ditë me njerëzit e Divjakës.

Jo për të blerë vota, sepse kurrë nuk ka ndodhur në këtë territor që një socialist, nga unë i pari, tek më i fundit, të bleje vote me lekë; gjeje ti njërin e nxirre të thotë ndryshe. Ne nuk jemi as Salihu e as ti-fashisti i vogël i tij.Tani dëgjo e mbaje vath në vesh:

Ndale shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që as i njeh e as të kanë borxh, veçanërisht ndaj njerëzve të Partisë Socialiste. Ndale, ndalu ti dhe erëkeqi yt me të cilin e me paratë e të cilit vjen rrotull ne Divjakë! Harroje ti dhe erëkeqi yt me vapor se paratë e ndyra të trafiqeve që ju rrethojnë do trembin qoftë dhe një socialist apo do blejnë qoftë dhe një qytetar apo bujk të Divjakës. Harroje.

Po bëjmë pune partie e do vijojmë ta bëjmë, e drejtë e ndershëm cep e më cep të kesaj bashkie, me çdokënd që është këtu dhe jashtë këtij vendi, hapur fare, publikisht! Kush vlerëson punën, të na vlerësojë. Kush nuk vlerëson punën apo quan punë këtë punën tënde ordinere, le te mos votojë; do i shërbejmë po njësoj”, tha Braçe. /report.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu