Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në një mjet në Korçë. Mjeti ndodhej në një rrugë dytësore në periferi të Korçës.

Referuar të njëjtave burime, dyshohet se viktima mund të ketë pirë stimulues, si pasojë e të cilëve ka gjetur vdekjen.

yacht hotel sarande

Ndërkohë, Policia njofton se nga këqyrja e jashtme e trupit të 45-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Mësohet se 45-vjeçari me iniciale C.M. ka humbur kontaktet prej ditës së djeshme me familjarët, të cilët e kanë raportuar në polici rastin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu