Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla kërkoi sot në seancën plenare që nderimet me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të personaliteteve të ndryshme të mos kthehen në akte qesharake. Z.Balla iu e bëri këtë deklaratë në kundërpërgjigje të kërkesës së opozitës për të mbajtur një minutë heshtje për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

 

yacht hotel sarande

“Jam plotësisht dakord që figura e një pinjolli, ndër familjet më të nderuara të Tiranës si Arben Tafaj, e meriton një minutë heshtje në Kuvendin e Shqipërisë falë kontributit të tij publik në promovimin e traditës së trashëgimisë kulturore të Tiranës por edhe si një koleg në politikë. Vetëm e kam kërkuar edhe në mëngjes fjalën por, nuk m’u dha fjala për të shpjeguar diçka që e kemi shkruar në rregulloren e Kuvendit pasi kjo historia e minutës së heshtjes, është bërë pak qesharake.”- argumentoi ministri Balla.

Sipas tij në rregulloren e kuvendit përcaktohet që minuta e heshtjes kërkohet nga çdo deputet por ajo nuk jepet menjëherë dhe diskutohet mes Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit, për të përcaktuar një kohë të përshtatshme se kur mund të mbahet, në respekt në rradhë të parë të atij për të cilin e kërkojmë këtë minutë heshtje.

“Kështu që në parim si një prej kolegëve të kësaj salle do isha dakord por, zonja Kryetare e Kuvendit do të kërkoja që në konsultim me Kryetarët e Grupeve, në një moment që edhe salla të jetë siç i takon figurës së personalitetit ne fjalë dhe të mos bëhen akte qesharake që ndodhën në mëngjes, kur personi që e ka akuzuar tjetrin për spiun kërkon të mbahet dhe një minutë heshtje për të shkretin.”- tha në fjalën e tij ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu