Emiratet e Bashkuara Arabe arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e një rabini izraelito-moldave, raporton agjencia e lajmeve e shtetit të Gjirit.
Zvi Kogan, një rabin që punonte për organizatën ortodokse hebreje Chabad në Emiratet e Bashkuara Arabe, u zhduk në Dubai të enjten.

yacht hotel sarande

Trupi i Kogan u gjet në qytetin e Emirateve të Al Ain, i cili kufizohet me Omanin, megjithëse nuk është e qartë nëse ai u vra atje apo diku tjetër. Autoritetet e Emirateve dhe Izraelit nuk kanë thënë se kush ishte i përfshirë në vrasjen apo cili mund të ketë qenë motivi.
Izraeli e ka dënuar atë që e ka cilësuar vrasje të një rabini izraelito-moldav në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e quajtur aktin “terrorizëm” antisemitik, dhe është zotuar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Trupi i Tzvi Koganit, i cili ishte raportuar i zhdukur prej të enjtes, është gjetur nga shërbimet e sigurisë në shtetin e Gjirit Arab, ka thënë zyra e kryeministrit përmes një deklarate.

“Vrasja e Tzvi Koganit, është akt i urryer i terrorizmit antisemitik”, është thënë në deklaratë, dhe që Izraeli do të bëjë gjithçka për ta vënë në vend drejtësinë.

Kogan ka qenë përfaqësues i Lëvizjes Hasidike, grup i hebrenjve ultra-ortodoksë, që njihet për përpjekjet që të shtrihet në gjithë botën.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e vrasjes së tij.

Emiratet e Bashkuara Arabe, vend që ka normalizuar marrëdhëniet me Izraelin më 2020, bashkë me shtetet tjera sikurse Bahrejni dhe Maroko, nuk e ka konfirmuar vdekjen e rabinit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë ka thënë se ambasada në Abu Dabi është duke bashkëpunuar me zyrtarë lokalë dhe “po vëzhgon nga afër situatën”.

Ajo vetëm e ka përmendur zhdukjen e rabinit dhe nuk i është referuar fare vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu