Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar arsyet pse kryeministri Rama propozoi mundësin për mbylljen e rrjetet social Tik-Tok, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

yacht hotel sarande

Sipas Berishës, kryeministri po përdor vrasjen e 14-vjeçarit për të mbyllur TikTok-un për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për të, Lubi Ballukun dhe bandat e tij.

Edi Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Ky kriminel bir krimineli, nuk ka paqe në shpirtin e tij. Ka kryer krime të shëmtuara dhe e di që e pret ferri i krimeve të veta.

Qindra protestues në Londër, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu