Lufta kundër pandëshkueshmërisë ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të bashkëpunimit me INTERPOL.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot në takim Presidentin e Interpol, Ahmed Naser Al-Raisi me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore e narkotikëve, kërcënimet kibernetike, përmirësimin e sigurisë në rajon e më gjerë, si dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.

yacht hotel sarande

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit midis agjencive të specializuara të zbatimit të ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të ruajtur sigurinë e komuniteteve në mbarë botën.

U diskutua gjithashtu mbi përdorimin e bazave të të dhënave dhe mjeteve të ofruara nga INTERPOL, si dhe nevojën për të shfrytëzuar nismat e shumta të lançuara nga organizata, për të ndërtuar kapacitete dhe për të trajnuar personelin e zbatimit të ligjit.

Në takim u evidentua rolin aktiv të Shqipërisë në mundësimin e INTERPOL-it për të luftuar krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, kërcënimet kibernetike, në përmirësimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Presidenti i Interpol po qëndron në Tiranë në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale Europiane të Interpol-it, e cila mbyll punimet ditën e sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu