Nata mes 12 dhe 13 qershorit mbledh mijera besimtare katolike por jo vetem ne Kishen e Shen Antonit te Padoves ne Laç.
Kete vit siç tregojne pelegrinet besnike kishte me shume njerez. Sheshi prane kishes ishte kthyer ne nje fushim besimtaresh qe kaluan naten atje ne kerkim te nje jete me te mire por pse jo dhe nje mrekullie.
Radhet e gjata per te kryer ritet e kesaj nate qe i jep fund 13 te martave te shenjta kulmuan ne mesnate.
Çdo vit Laçi mirepret mijera njerez duke patur nje fluks qe i kalon dimensionet e qytetit te vogel.
Edhe kete vit trafiku ne hyrje dhe dalje kishte formuar radhe kilometrike ndersa qindra vete hipen e zbriten me kembe nga kodrina mbi te cilen ngrihet kisha e Shen Antonit te Padoves.