Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po punon për të krijuar lehtësime që qytetarët që kanë emigruar të kthehen në Shqipëri për të punuar dhe investuar.

yacht hotel sarande

Në podcasting “Flasim” ku zhvilloi një bashkëbisedim me dy bartender shqiptarë, Rama theksoi se qeveria po punon për krijimin e hapësirave në dy sektorë, ndërtimi dhe turizimi.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Ne jemi duke u përgatitur të hapim një dritare për emigrantët në fushën e ndërtimit e turizmit që është çmenduri të rish në ndërtim në Greqi dhe të mos vish këtu ku kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar.

Rama foli për paga konkurruese në sektorin e turizmit krahasuar me Greqinë dhe vendet e BE.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Pagujanë qera shumë më të rënda se këtu, taksa më tepër se këtu, paguajnë edhe më shumë për transport sa të shkojnë deri te vendi se këtu dhe nuk vijnë këtu ku praktikisht pagat janë njësoj si atje. Realisht janë njësoj si atje, konkurruese.

Prej disa vitesh qeveria shqiptare po punon për kthimin e emigrantëve shqiptarë në atdhe, duke ofruar paketa lehtësuese investimi në sektorë të ndryshme, por prioritet mbetet turizmi.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu