Burime për CNA bëjnë me dije se Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e Mark Jakës, baxhanakut të Mirel Mërtirit, “trurit” të aferës së inceneratorëve.
Mësohet se kontrollet në banesën e Jakës janë kryer dy ditë më parë me urdhër të prokurorit Dritan Prençi.
CNA ka denoncuar më herët se Mark Jaka, koordinon aktivitetin e Mërtirit midis Vjenës dhe Tiranës.
Ai është vendosur nga Mirel Mërtiri në Tiranë për të kontrolluar situatën, për të mos e lënë që gjithçka të dalë nga kontrolli sa i përket aferës së inceneratorëve.
Mark Jaka ka tentuar dhe po tenton të manipulojë të vërtetën për aferën e shekullit, ku janë vjedhur miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Ai njihet ndryshe si krahu i djathtë i Mirel Mëritirit. Mëkëmbësi i Mërtirit po bën gjithçka që paratë e inceneratorit që nuk ekziston të vazhdojnë të shkojnë te baxhanaku i tij dhe banda e inceneratorëve, edhe pse çështja aktualisht është në duart e SPAK-ut. /CNA