Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas raportimit të balkanweb, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.
Sakaq, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.
Menjëherë pas publikimit të lajmeve ai ka reaguar në Facebook me ironi lidhur me informacionet se do të jepte dorëheqjen.