Opozita ka bllokuar rrethrrotullimet kryesore në vend pasditen e sotme, ashtu siç kishte paralajmëruar.

Kjo është protesta e parë e këtij lloji e opozitës, e cila vendosi që të protestonte duke bllokuar me makina rrethrrotullimet kryesore në vend, mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës, segmentin “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”, rrethrrotullimin Milot, rrethrrotullimin Shkozet, rrethrrotullimin Bradashesh, rrethrrotullimin Rrogozhinë dhe rrethrrotullimin Levan.

yacht hotel sarande

Policia në Tiranë i ka orientuar makinat që të marrin rrugën dytësore për hyrjen në Tiranë për të shmangur radhët, që pranë mbikalimit të Kasharit.

Autostrada sipas policisë nga kthesa e Rinasit deri te kthesa e Kamzës është e pastër.

Trafik ka në rrugën dytësore Yrshek-Mëzez-Astir-Yzberisht, por po normalizohet.

Nga Instituti deri te terminali ka bllokim, por po shpërdahen për në Paskuqan, për të hyrë në Tiranë nga Bulevardi i Ri.

Ndërkohë PD vijon me skenarin e djegies së gomave. Në mbikalimin e Shkozetit, teksa protestuesit  kanë bllokuar rrugën, ata kanë djegur edhe disa goma. Rreth 250 persona mund të jenë të pranishëm në këtë tubim pranë mbikalimit të Shkozetit.

Ai që ka tërhequr vëmedje ka qenë një protestues i cili ka dalë në rrethrrotullimin e Milotit me kalin e tij, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për mosbindje civile. Ai u shpreh para gazetarëve se ka dalë të protestojë për bukën e gojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu