Vijon protesta në rrethrrotullimin e Milotit.

Mbështetësit dhe përfaqësuesit e opozits po marshojnë në rrugën kryesore, teksa Policia në këto rrethana ka devijuar edhe qarkullimin e mjeteve për nga rruga e vjetër.

yacht hotel sarande

Me heret deputetët e Partisë Demokratike u shprehen se do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre. Ky ishte plani i opozitës, detajet e të cilës u zbuluan nga deputetja Dhurata Çupi.

“Makina ime do të jetë në reshtin e parë. Unë jap shembullin time. Nëse unë nuk do isha me makinën time do ishte e padrejtë”, tha ndër të tjera Dhurata Çupi.

Ndërkohë policia ka marrë masa të shumta për të mos lejuar pengimin e qarkullimit në akset rrugore që janë paralajmëruar se do të bllokohen nga opozita.

Edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbritur në terren për protestën e opozitës.  Forca të shumta policie janë në gatishmëri pranë mbikalimit të kthesës së Kamzës me në krye drejtorin e Policisë së Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu