Ditën e sotme 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do të testohen për njohuritë e tyre në gjuhën Shqipe dhe Letërsi. • Provimi fillon në orën 10:00 dhe për dy orë e gjysmë gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim. • Pas përmbylljes së tij, pritet të shpallen notat e testit të Gjuhës së Huaj dhe më 18 qershor do të jetë Matematika, ndërsa më 24 Qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje. • Është publikuar pak pasi maturantët kanë nisur testimin, teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. • Ashtu si në provimin e anglishtes, 30 minuta pas nisjes, teza u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale. • Vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit u publikua teza e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, pas kësaj ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sportit. • Në reagim thuhet se publikimi i tezës nuk cënon procesin e provimit të Maturës Shtetërore. Dosja