Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në PE. Ai përshëndeti fitoren e partive të qendrës së djathtë duke i rikonfirmuar grupit të PPE rolin udhëheqës të BE.
“Të dashur miq, në zgjedhjet për Parlamentin Europian qytetarët e vendeve anëtare të BE votuan me shumicë partitë e qendrës së djathtë duke i rikonfirmuar grupit të PPE rolin udhëheqës të BE, Parlamentit dhe institucioneve të tjera të BE. Në emër të Partisë Demokratike uroj partitë si motra, udhëheqjen e tyre për këtë fitore të merituar me rëndësi përcaktuese për të ardhmen e BE, por edhe të Shqipërisë në BE.”, shkruan Berisha.”