Pijet freskuese ndahen në dy grupe kryesore: natyrore, që prodhohen nga përbërës natyralë, si p.sh pijet e buta të frutave (10-15% lëng frutash, ujë, sheqer, esenca , me ose pa CO₂, shtesa të tjera ushqimore), dhe artificiale, që prodhohen duke përdorur lëndët e para, si p.sh uji , esenca, aromatizues, CO₂, sheqerna të shtuara, shtesat e acideve si acidi citric, acidi malik, acidi tartrik .
Shumë prodhues kanë formulat e tyre të esencave apo të aromave, prandaj dhe pijet freskuese janë të shumta por sigurisht me te mirat do te jene ato qe i pergatisni vete ne shtepi me receta qe ka pafund ne internet apo me ato qe ju ka mesuar gjyshja duke nisur qe nga shurupi i trendafilit apo i thanes.
Treguesit e vlerësimit cilësor të pijeve freskuese janë:
• Organo-shqisore (pamja, ngjyra, era, prania e turbullirave, precipitate, shija),
• Përcaktimi i aciditetit të përgjithshëm i shprehur si acid citric,
• Përcaktimi i lëndës së thatë të tretshme,
• Përcaktimi i pH,
• Përcaktimi përmbajtjes së CO₂.
Kush i kushton rëndësi shëndetit e kupton se cfarë duhet të zgjedhë kur do të freskohet apo të marrë pak fuqi në orët më të lodhshme të ditës