Një takim urgjent i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian është planifikuar këtë të hënë, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban gjatë fundjavës dhe vdekjes së Hassan Nasrallah.
Apelet e zyrtarëve evropianë për një armëpushim dhe përshkallëzimin e situatës, megjithatë, janë injoruar sistematikisht nga Izraeli.
Prej ditës së djeshme, në Bruksel janë bërë përpjekje për të mbajtur një takim të jashtëzakonshëm të 27 ministrave të Jashtëm përmes telekonferencës, sipas burimeve diplomatike evropiane.
Megjithatë, në përgjithësi, liderët evropianë u rezervuan për të komentuar bombardimet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit dhe vdekjes së Hassan Nasrallah, ndryshe nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili foli për drejtësi për të gjitha viktimat, ose homologu kanadez Justin Trudeau, i cili theksoi se Nasrallah ishte kreu i një organizate terroriste që vrau qytetarë të pafajshëm.
Në të njëjtën kohë, Komisioni vendosi të dërgojë 10 milionë euro shtesë ndihmë humanitare në Liban, për të mbuluar “nevojat më urgjente, si mbrojtja, ushqimi, strehimi dhe kujdesi shëndetësor”. Në total, BE-ja ka dërguar 74 milionë euro ndihmë humanitare në Liban këtë vit.
Disa kryeqytete evropiane u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre, të cilët qëndrojnë në Liban, të largohen nga vendi, ndërsa ata vazhdojnë me planet emergjente për largimin e tyre./vizionplus