Dy të rinj dhe një i mitur kanë rënë në pranga në Lezhë pasi janë kapur me drogë me vete. Ndërkohë, 9 persona të tjerë janë vënë në hetim, ndërsa kontrollet janë ushtruar në kuadër të operacionit Tempulli 3. A
Në pranga ranë 18-vjeçari E. M., banues në Lezhë, dhe një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.
Në pranga ra edhe 24-vjeçari V.M, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, nisi hetimi në gjendje të lirë për: A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër; ë. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli; A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë.
Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.
Policia bën të ditur se megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.