Maggie Smith, e njohur për rolet e saj në serinë e filmave Harry Potter dhe Doënton Abbey, është shuar në moshën 89-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur dy djemtë e saj, edhe ata me profesion aktorë.

Aktorja ndërroi jetë në spital, thanë fëmijët e saj Chris Larkin dhe Toby Stevens.

yacht hotel sarande

Aktorja Maggie Smith u bë e njohur gjerësisht për rolin e saj në filmat e Harry Potter, në të cilat ajo luajti profesor Minerva McGonagall.

“Një person tejet I mbyllur sa I perket jetës private, ajo ishte me miqtë dhe familjen e saj në fund. Ajo ka lënë dy djem dhe pesë nipër e mbesa të dashura, të cilët ndjehen të shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë.

Maggie Smith ishte një aktore angleze, e lindur më 28 dhjetor 1934.

Karriera e saj shtrihet përgjatë 6 dekadave dhe ishte një nga aktoret më të vlerësuara në Britaninë e Madhe, ndërsa një mori cmimesh ka marrë dhe për për interpretimet e saj në teatër dhe kinema. Gjatë karrierës është nderuar me dy çmime Oscar, një Tony, shtatë çmime BAFTA, dy çmime Emmy, dy Golden Globe dhe një çmim Laurence Olivier.

Vitet e fundit, ka interpretuar dhe në filma si: Captain Hook (Hook, 1991), Sister Act (1992) dhe serinë e filmave Harry Potter. Një rol të rëndësishëm interpretoi dhe në Doënton Abbey në rolin e Konteshës së Nënës Mbretëreshë të Grantham, Violet Crawley për të cilën iu dha një çmim Emmy. Aktorja është nderuar edhe nga Mbretëresha e Anglisë me titullin më të lartë të nderit të Britanisë, Dame.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu