Pas zbarkimit në Dusseldorf pasditen e së shtunës, kombëtarja shqiptare udhëtoi menjëherë drejt Kaiseraut, kampit bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024.

Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë vendosur t’i lënë lojtarët pushim të dielën. Pra sot nuk do të ketë seancë stërvitore.

yacht hotel sarande

Të hënën, skuadra kombëtare do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jenë si zakonisht të hapura për mediat, për 15 minutat e para.

Kuqezinjtë janë pjesë e grupit B në Euro 2024. Ndryshe “grupi i ferrit” ku bëjnë pjesë edhe Italia, Kroacia e Spanja.

Shqipëria luan takimin e parë ndaj Italisë (15 qershor). Më pas duelet kundër Kroacisë (19) dhe Spanjës (24). Supersport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu