Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital, këtë herë për shkak të një thyerjeje në këmbë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime për Dosja.al.

yacht hotel sarande

Nano është pranuar në një spital privat në Tiranë për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Ky incident shënon një tjetër rast kur lideri historik i Partisë Socialiste ka ndodhur në spital.

Thuajse një vit më parë, Nano kaloi disa javë të intubuar për shkak të një komplikacioni në mushkëri, gjendje që kërkoi kujdes të intensifikuar mjekësor. Falë trajtimit të duhur, ai e kaloi atë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, duket se një incident i ri ka kërkuar që Nano të kthehet sërish në spital, këtë herë për një problem të ndodhur në këmbë.

Gjendja e tij shëndetësore do të monitorohet nga mjekët për të siguruar që ai të marrë trajtimin e nevojshëm dhe të rikuperohet sa më shpejt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu