Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth mesdites në fshatin Kurjan, Rroskovec. Nga të dhënat e para dyshohet për dy viktima, Gramos dhe Lavdosh Kurti. Ndërkohë burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se autori Altin Kuka është vënë në pranga nga uniformat blu pasi u vetedorezua. Po ashtu, i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Mesohet se krimi ka ndodhur per motive te dobeta dhe se autori dhe viktimat jane banore te te njejtit fshat dhe shkak i sherrit eshte grindja e femijes se autorit me viktimat.

Roskovec/Informacion paraprak i policise

yacht hotel sarande

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu