Kryeministri Edi Rama ka pasur sot të ftuar në podcastin e tij dy zonja, Fatmira dhe Arjola të cilat kanë hapur bujtina, njëra në Gur të Bardhë, në Mat, në veri të Shqipërisë dhe tjetra në Nivicë, në malësinë e Labërisë. Rama foli për një mbështetje financiare në dhënien e kredive nga bankat për ngritjen e bujtinave, ku barrën kryesore do ta ketë shteti. Një tjetër problem që sipas Ramës që do të marrë zgjidhje është dhe legalizimi i tokave ku nuk është bërë ndarja e 7501. “Do të lehtësojmë dhe këtë” tha Rama. Fatmira pranoi se është e nevojshme mbështetja e shtetit.“Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen tek trualli i të parëve në male, vë bastin më të sigurt. Nuk është e lehtë por në fund të muajit llogaria del më mirë, që të mos flasim më pas për radiografinë e mushkërive. E sigurt që do na përcillni ne në mes të Tiranës” -tha Rama.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu