Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e datës 15 Prill 2026.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 174 lekë/litri dhe me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në vendimin e radhës të Bordit.

Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të zbatojnë detyrimisht këto çmime, ndërsa paralajmërojnë se në rast shkeljesh do të merret masa e pezullimit të aktivitetit.

Sipas sqarimit zyrtar, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet 100%, pasi çmimet janë nën kufijtë e përcaktuar prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu